Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Djokovic nuk ka dyshime: Mbreti i ri në tenis do jetë..

Nole nuk ka as më të vogëlin dyshim. Tenisti serb Novak Djokovic, numri 1 në botë për meshkuj, është i bindur se hegjemonia që kanë vendosur prej vitesh ai së bashku me Rafael Nadal e Roger Federer, do të bjerë shumë shpejt. Madje ai ka përzgjedhur edhe tenistin që do të jetë ikona e ardhshme e këtij sporti, Alexander Zverev. Sipas Djokovic, tenisti 21-vjeçar gjerman është në gjendje t’i mposhtë të gjithë dhe t’i thyejë rekordet e deritanishme. Zverev u bë tenisti më i ri në moshë që fiton finalet e turneut ATP Championship.

“Mendoj se Zverev do të jetë ikona e ardhshme e këtij sporti, në mos është që tani një ikonë. Loja e tij ka shumë ngjashmëri me atë që zhvilloj unë. Po ashtu edhe karriera e tij me atë të ikonave të këtij sporti.  Unë shpresoj që ai një ditë t’i thyejë rekordet e mia, madje ai është në gjendje ta bëjë këtë gjë, duke thyer edhe rekordet e ikonave të tjera si Nadal e Federer. Është një tenist dhe person i jashtëzakonshëm, që meriton të jetë “numri 1” i ardhshëm”, u shpreh Novak Djokovic.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...