Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Djokovic nuk “ngopet”: Dua të fitoj akoma më shumë

Tenisti serb, Novak Djokovic foli pas ndeshjes ndaj anglezit Cameroon Norrie, ku arriti të fitoi me shifrat 2-0 (6-4, 6-4). 36-vjeçari do të ndeshet në fazën gjysmëfinale ndaj Italisë që përfaqësohet nga Jannik Sinner, me të cilin u përball në finale e “ATP Finals” vetëm pak ditë më parë. Djokovic u shpreh i emocionuar para kësaj ndeshje, teksa komentoi:

Do të jetë një ndeshje fantastike për të gjithë tifozët italianë dhe serbë. Këtu në Spanjë kemi ndërtuar një rivalitet të bukur. Sfida e ardhshme është shumë emocionuese, mendoj se do të jetë një duel i bukur mes meje dhe Jannik”.

Lexo edhe:

Më tej, Djokovic u pyet në konferencë për të ardhmen e tij në sportin e tenisit. Pyetje së cilës iu përgjigj shumë qartë:

Dua të fitoj sa më shumë turne që të jetë e mundur, ka gjithmonë rekorde në horizont që mund të thyhen. Disa vite më parë, njerëzit mendonin se ishte e pamundur për mua që të arrija në këto nivele. Jam fizikisht dhe psikologjikisht mirë, jam i vetëdijshëm që ka shumë tenistë që luftojnë për një qëllim“.

Numri 1 i botës është pjesëmarrës në “Davis Cup”. Tenisti përfaqëson Serbinë në një nga eventet më të mëdha në këtë sport. Djokovic ka arritur të ketë sukses në këtë kompeticion me ballkanasit në vitin 2010.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...

Euro 2024

Trajneri i Spanjës, Luis De La Fuente tha për mediet në prag të ndeshjes ndaj Shqipërisë që luhet këtë të hënë për llogari të...