Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Djokovic nuk “thyhet”: Trupi im, më i rëndësishëm se çdo trofe

Novak Djokovic, para se të nisej për në Dubai për të debutuar këtë sezon në “Open 500”, ka thyer heshtjen për BBC pas deportimit nga Australia. Numri 1 i tenisit premtoi javën e kaluar se do të fliste brenda 10 ditëve dhe e ka bërë duke këmbëngulur se nuk do të vaksinohet për momentin “megjithëse kam një mendje të hapur, sepse duhet të gjejmë një zgjidhje për t’i dhënë fund Covid-it”.

Serbi e ka bërë të qartë se nuk planifikon të vaksinohet kundër Koronavirusit edhe nëse do t’i kushtonte karrierën.

“Unë nuk jam kundër vaksinimit, por trupi im është më i rëndësishëm se çdo titull. Është çmimi që jam i gatshëm ta paguaj. Unë mbroj lirinë për të futur gjithçka që dua në trupin tim.”

Ky pozicionim i prerë i Djokovicit e largon përfundimisht atë nga dy Masters 1000, në Indian Wells dhe Miami, turne që do të zhvillohen duke nisur nga 10 marsi në Shtetet e Bashkuara, vend që e ka kusht vaksinimin.

Nole do të nisë përgatitjet për turneun evropian të fushës me dhe në mars. Tani për tani, ai mund të marrë pjesë në Monte Carlo (10 deri në 17), sepse janë më pak se katër muaj infektimi me Koronavirusi në dhjetor.

Megjithatë, në kushtet e sotme nuk mund të marrë pjesë në Roland Garros, “Grand Slam”-i i dytë i sezonit, që nis më 22 maj, në Paris, dhe ku duhet të mbrojë kurorën e kampionit.

“Shpresoj të jem në gjendje të luaj edhe disa vite të tjera, po përpiqem të jem në harmoni me trupin tim”.

Rafael Nadal kryeson renditjen e titujve “Grand Slam” me 21 të tillë, pas fitores së fundit të “Australian Open”.

Djokovic iu referua në intervistë edhe mënyrës sesi u largua nga Melburni, pasi u ndalua dy herë nga autoritetet lokale:

“Jam shumë i zhgënjyer nga mënyra se si shkuan gjërat atje. Nuk ishte aspak e lehtë të përballesha me atë situatë.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...