Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Djokovic optimist për turneun australian: Ka sinjale pozitive!

Në turneun e këtij viti të Australian Open, Novak Djokovic nuk u lejua të merrte pjesë për shkak se nuk ishte vaksinuar kundër COVID-19. Kjo zgjedhje e tenistit serb shkaktoi shumë polemika, me Djokovic që pas disa ditë “lufte” kundër autoriteteve australiane, u dëbua nga këto të fundit.

Megjithatë, në janarin e vitit 2023, pritet të “luhet” një tjetër skenar duke qenë se rreziku nga COVID-19 ka rënë ndjeshëm dhe masat janë zbutur kudo. Në këtë formë, edhe vetë Djokovic duket pozitiv rreth turneut australian teksa së fundmi thekson se ka marrë sinjale pozitive se do të lejohet të luajë rregullisht në Australian Open.

“Ka sinjale pozitive nga autoritet, unë dëshiroj shumë të marrë pjesë në Australian Open. E kam kaluar atë se çfarë ndodhi në fillimin e këtij viti dhe tani mendoj vetëm të luaj tenis, kjo është ajo çfarë unë bëj më mirë”, theksoi Djokovic që është në kërkim të titullit numër 10 në Australian Open teksa kampioni në fuqi është Rafael Nadal.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...