Connect with us

Hi, what are you looking for?

Tenis

Djokovic pa rivalë për momentin, triumfon edhe në Shangai

Serbia's Novak Djokovic hits a return against South Africa's Kevin Anderson during their men's singles quarter-final match at the Shanghai Masters tennis tournament on October 12, 2018. (Photo by WANG ZHAO / AFP) (Photo credit should read WANG ZHAO/AFP/Getty Images)

Novak Djokovic u bë tenisti më i suksesshëm në historinë e Mastersit të Shangait, teksa mundi në finale kroatin Borna Coric. Tenisti serb siguroi titullin e katërt në Shangai, duke mposhtur 21-vjeçarin nga Zagrebi në vetëm dy sete gjithsej dhe pas këtij suksesi Nole jo vetëm që këmbeu pozicionin e tij me atë të Roger Federer-it por numri 2 i botës gjithashtu afrohet vërtet shumë me fronin, që vazhdon të mbahet nga tenisti spanjoll Rafael Nadal. 31-vjecari vazhdon të tregojë një formë të shkëlqyer, madje që nga fillimi i turneut të Wimbledon-it në qershor Djokovic ka një bilanc me 27 fitore dhe vetëm 1 humbje, atë me tenistin grek Stefanos Tsitsipas në Toronto. Nole tashmë numëron 18 fitore radhazi dhe bën përshtypje fakti që Djokovic e fitoi tuneun e Shangait pa lëshuar asnjë set, mbi të gjitha duke mos humbur asnjë nga 47 game-t që pati në dispozicion gjatë kësaj jave në servis. Tenisti serb u mjaftua me nga një game me break në cdo set, për të mbyllur në fund gjithë takimin me rezultatin 6-3, 6-4 në dicka më tepër se një orë e gjysmë lojë. Numri 19 i botës Borna Coric hasi shumë vështirësi në shërbimet e kundërshtarit, deri në atë pikë sa 21-vjecari kroat fitoi vetëm 9 pikë gjithsej, ndërkaq ra në sy efikasiteti i Noles në shërbimin e parë. Djokovic fitoi 29 nga 32 pikët e shërbimit të parë, pra plot 91% dhe u përball vetëm me një mundësi për break të kundërshtarit.

Për hir të së vërtetës pavarësisht përpjekjeve të tenistit kroat mungoi rivaliteti, pasi tetë game u mbyllën me 0, gjashtë prej të cilëve u fituan pikërisht nga Novak Djokovic, ndërsa Coric në anën tjetër e humbi takimin për shkak të gabimeve të shumta, teksa e mbylli sfidën me plot 38 gabime gjithsej. Falë 600 pikëve të fituara tenisti kroat që në Shangai luajti finalen e parë në karrierë në turnetë Masters do të përmirësohet me disa pozicione, duke hyrë për herë të parë mes 15 më të mirëve të botës, ndërsa Djokovic në krahun tjetër tashmë ngjitet në kuotën 32 të turneve Masters 1000, me vetëm një më pak se sa Rafael Nadal. Me gjithë Cincinnati-n për tenistin serb bëhen dy turne Masters të fituar rresht, pa harruar që më datë 29 tetor starton edhe turneu përmbyllës i kësaj kategorie në Paris, që do të përcaktojë përfundimisht edhe tre tenistët e tjerë që mbeten, për të plotësuar edhe kuadrin e tetë tenistëve më të mirë të sezonit, që do të masin forcat muajin e ardhshëm në kryeqytetin britanik, në ATP Ëorld Tour Finals. Titulli në Kinë është i 72 në karrierë për 31-vjecarin nga Serbia, që në turneun e Shangait përfitoi cekun e majmë me plot 1,36 milionë dollarë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...