Tenis

Djokoviç triumfon në Madrid, mposht lehtësisht Tsitsipas në finale

Novak Djokoviç mundi pa vështirësi tenistin grek Stefanos Tsitsipas, duke siguruar titullin e tretë në Mastersin e Madridit. Numri 1 i botës përfitoi natyrisht edhe nga lodhja e tenistit helen, që u përball në më pak se 20 orë, me dy tenistët më të mirë të klasifikimit të përgjithshëm botëror, sepse siç dihet dueli i 20-vjecarit nga Athina në fazën gjysmëfinale, me “Mbretin” e fushave me dhe, Rafael Nadal, përfundoi në mesnatë, e për rrjedhojë Nole mbylli gjithçka në vetëm dy sete, për të koleksionuar në këtë mënyrë edhe trofeun e 74 ATP në karrierë.

Numri 9 i botës kishte fituar në tre sete përballjen e vetme ndërmjet tyre, në Toronto vitin e kaluar ku gjithsesi tenisti grek u mposht në finale nga Rafael Nadal, sidoqoftë finalja e dytë në karrierë në turnetë Masters filloi në mënyrën më të keqe të mundshme për 20-vjeçarin, që humbi shërbimet që në game-n e dytë të takimit.

Në fakt ishte game i vetëm me break i gjithë setit hapës, set të cilin 32-vjeçari nga Serbia e fitoi në vetëm 41 minuta, ndërsa në setin pasardhës diferenca u bë në game-n e nëntë, sepse pas disavantazhit 4-3 Novak Djokoviç fitoi edhe 3 game-t e fundit të takimit, për të mbyllur krejt ndeshjen me shifrat 6-3, 6-4, në diçka më tepër se një orë e gjysmë lojë.

Për Nolen kjo ishte fitorja e 200 në karrierë ndaj një tenisti të dhjetëshes së parë të botës, por mbi të gjitha numri 1 i botës ia doli mbanë për të regjistruar suksesin e parë në fushat me dhe, pas një agjërimi 3-vjeçar, më saktë që nga turneu i Roland Garros-it në vitin 2016. Me 600 pikët e marra në kryeqytetin spanjoll Stefanos Tsitsipas tashmë ngjitet për herë të parë në karrierë në vendin e 7 në renditjen botërore, duke përfituar gjithashtu edhe çekun e majmë me plot 608.000 euro.

Në krahun tjetër kuptohet Djokoviç përfitoi dyfishin e shumës dhe me 955 pikët e fituara ditën e hënë Nole do të kryesojë ndaj Rafës me plot 4.170 pikë diferencë. Për tenistin helen kjo ishte finalja e katërt e sezonit, ndërkaq në anën tjetër 32-vjeçari serb që në janar triumfoi edhe në Australian Open, u bë gjithashtu edhe tenisti i pestë me 2 trofe të fituar gjatë vitit 2019, pas zviceranit Roger Federer, austriakut Dominic Thiem, kilianit Cristian Garin e pikërisht tenistit grek Stefanos Tsitsipas, që sivjet ka triumfuar si në Marsejë ashtu edhe në turneun e Estorilit, gjithsesi ky ishte titulli i 33 Masters në karrierë për numrin 1 të botës, që tani barazohet në vendin e parë me tenistin spanjoll Rafael Nadal.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency