Tenis

Djokovic triumfon në Mastersin e Parisit

Novak Djokovic mundi pa shumë vështirësi në finalen e Mastersit të Parisit numrin 28 të botës Denis Shapovalov, për të fituar titullin e pestë sezonal, pas trofeve të koleksionuar më herët në Australian Open, Madrid, Wimbledon dhe Tokyo, duke u barazuar në këtë mënyrë me tenistin austriak Dominic Thiem, që trofeun e pestë për këtë vit e siguroi pikërisht në Vjenë, një javë më parë. Titulli i 77 për tenistin ballkanas, që arrin kështu të madhin John McEnroe në vendin e pestë, përsa i përket listës së trofeve të fituar në gjithë historinë e këtij sporti, e tani kuptohet Nole shënjestron tenistin që ka më pranë, pikërisht rivalin e tij të përjetshëm Rafael Nadal, që krenohet me 84 turne të fituar në karrierë, pasi Roger Federer është i paarritshëm, teksa numëron plot 103 trofe ATP. 32-vjecari nga Serbia që kishte humbur vetëm një set gjithsej në tre përballjet ndërmjet tyre, që të trija pikërisht gjatë vitit 2019, në Melbourne, Rome dhe Shanghai, përfitoi në maksimum nga gabimet e shumta të kundërshtarit, për të mbyllur llogaritë në vetëm dy sete.

Për Nolen kjo ishte finalja e gjashtë e sezonit, po aq sa edhe dyshja Roger Federer – Dominic Thiem dhe e 50 gjithsej në karrierë, përsa i përket turneve Masters 1000, sidoqoftë finalja e edicionit të 48 në turneun e përvitshëm indoor parizien u shndërrua thjesht në një ndeshje rutinë, me pikë të shkurtra, pa rivalitet dhe pa shumë emocione, që përfundoi pas vetëm 68′ lojë. Djokovic u mjaftua me nga një game me break për cdo set, ndërsa më pas u përpoq për të administruar epërsinë e krijuar. Në setin hapës Nole përfitoi nga mungesa e eksperiencës e tenistit kanadez, për ta thyer kundërshtarin në servis që në game-n e dytë, për të mbyllur më pas historinë e këtij seti në më pak se gjysmë ore lojë, ndërsa në setin pasardhës 32-vjecari ballkanas i rrëmbeu shërbimet tenistit me origjinë ruse pikërisht në game-n e shtatë. Të vetmen mundësi për break 20-vjecari i lindur në Tel – Aviv e krijoi një game më pas, por gjithsesi Novak e anuloi falë shërbimit, për të përfunduar disa minuta më vonë krejt takimin me shifrat 6-3, 6-4.

Fitorja e 12 në 13 ndeshjet e fundit për Djokovic dhe titulli i 34 Masters në karrierë për Nolen, që numëron vetëm një më pak se sa tenisti më i suksesshëm i kësaj kategorie Rafael Nadal, për më tepër bëhet fjalë trofeun e pestë që merr në Paris – Bercy. 12 muaj më herët Novak u mposht në finale në vetëm dy sete nga tenisti rus Karen Khachanov, ndërsa këtë radhë Djokovic e fitoi turneun pa humbur qoftë edhe një set. Kështu Novak përfitoi plot 1.000 pikë nga turneu i Parisit, për ta ngushtuar në vetëm 640 pikë diferencën me Rafën, që të hënën në mesditë do të ngjitet sërish në fron, për të mbretëruar për të 197 javë në karrierë si numri 1 i botës. Nole i shtoi vetes gjithashtu edhe cekun e majmë me 995.000 euro, ndërsa Denis Shapovalov përfitoi gjysmën e kësaj shume. 20-vjecari që u kualifikua në mënyrë të drejtpërdrejtë për në finalen e parë Masters në karrierë, pas tërheqjes së spanjollit Rafael Nadal për probleme abdominale, kishte mundësinë për të hyrë në histori si tenisti i parë kanadez që fitonte një aktivitet të kësaj kategorie, gjithsesi me turneun indoor të fituar në Stockholm dy javë më herët Shapovalov u bë tenisti i parë i këtij vendi që shënoi emrin në një trofe ATP, që nga viti 2016 kur Milos Raonic fitoi në Brisbane, madje falë 600 pikëve të siguruara në kryeqytetin francez Shapo do të katapultohet nga pozicioni i 28 drejt e në vendin e 15 në klasifikimin e përgjithshëm ATP.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency