Tenis

Djokovic vendimtar, Serbia triumfon në ATP Cup

Novak Djokocic u shfaq përcaktues për vendin e tij, duke fituar dy ndeshje në harkun e vetëm tre orëve, për t’i dhënë Serbisë trofeun e edicionit hapës të ATP Cup. Në Australi Serbia madje përmbysi disavantazhin e ndeshjes së parë dhe një meritë e jashtëzakonshme i takon pikërisht 32-vjeçarit, që fillimisht mposhti në vetëm dy sete rivalin e tij të përjetshëm, numrin 1 të botës Rafael Nadal, ndërsa në vazhdim Djokovic bashkoi forcat me mikun e tij Viktor Troicki, për të mundur Spanjën në lojën dyshe, ndeshje që përfundoi në orën 1 pas mesnatës, në këtë skaj të globit.

Në Bregun Perëndimor të Australisë, më saktë në Sydney, në Ken Rosewall Arena fillimisht zbritën në fushë zgjedhjet e dyta të skuadrave respektive dhe Roberto Bautista – Agut mundi në vetëm dy sete numrin 34 të botës Dusan Lajovic. Seti i parë ishte edhe seti më i rivalizuar i këtij takimi dhe në setin hapës numri 10 i botës i rrëmbeu shërbimet kundërshtarit pikërisht në momentin që të gjithë po prisnin një tie break ndërmjet tyre. Në setin pasardhës 29-vjeçari nga Beogradi u thye në servis edhe tre herë të tjera dhe Bautista – Agut mbylli përfundimisht ndeshjen me rezultatin 7-5, 6-1, në diçka më tepër se një orë e gjysmë lojë.

Radhën e patën më pas në duelin e shumëpritur pikërisht dy tenistët më të mirë të botës për momentin, Rafael Nadal dhe Novak Djokovic, që renditen respektivisht edhe në vendin e parë dhe të dytë në klasifikimin e përgjithshëm ATP. Nole siç dihet ka dominuar sfidat ndërmjet tyre duke fituar plot 15 nga 19 përballjet e fundit, për më tepër Rafa nuk e mund rivalin e përjetshëm në sipërfaqe të shpejtë që nga shtatori i vitit 2013, kur tenisti spanjoll e mposhti Djokoviç-in në finalen e madhe të New York-ut, në US Open.

Në fakt gjërat nuk ndryshuan as këtë herë dhe Nadali që deri ditën e premte kishte pësuar vetëm 1 humbje në 31 ndeshje në “singles” me fanellën e përfaqësueses, statistika ku natyrisht nuk përfshihen sfidat në Lojërat Olimpike, këtë radhë pësoi disfatën e dytë në harkun e vetëm pak ditëve, sepse siç dihet të premten në mesditë numri 1 i botës u thye gjithashtu në vvetëm dy sete edhe nga belgu David Goffin. Rafa u dominua që në start dhe Nole jo vetëm që nuk u përball me asnjë mundësi për break, por gjithashtu në setin hapës i rrëmbeu plot dy herë shërbimet kundërshtarit të tij. 33-vjecari nga Majorka u shfaq nervoz, madje u ankua te kryesori suedez Mohamed Lahyani për ngacmimet dhe shpotitë nga tribuna, të tifozëve serbë.

Të vetmet mundësi për ta thyer rivalin e tij në servis Nadali i pati në game-n e gjashtë të setit të dytë, megjithatë tenisti nga Serbia ia anuloi që të pesta mundësitë që pati në dispozicion tenisti më i mirë i vitit 2019. Në tie break Nole rekuperoi disavantazhin e një minibreak-u në fillim, për të mbyllur gjithë takimin me shifrat 6-2, 7-6, në afërsisht dy orë lojë. Pasi përmirësoi bilancin me tenistin iberik në 29-26 Djokovic zbriti sërish në fushë, në duelin përcaktues, atë në lojën dyshe, ku gjithsesi këtë herë vendosi për të mos luajtur Rafa, që e justifikoi mungesën e tij me konsumimin e tepërt të energjive në ndeshjet e tjera gjatë javës.

Çifti spanjoll Pablo Carreno Busta – Feliciano Lopez e nisi takimin menjëherë me epërsinë e një game me break, megjithatë dyshja Novak Djokovic – Viktor Troicki e mblodhi shpejt veten dhe ia doli të përmbysë disavantazhin 3-1, për të fituar plot pesë game rresht. Në setin pasardhës dyshja serbe u mjaftua thjesht me game-n me break që siguroi që në game-n hapë, për të mbyllur krejt takimin me shifrat 6-3, 6-4. Përfundimisht mund të thuhet me plot gojën se Novak Djokovic mundi Spanjën në finale me rezultatin e përgjithshëm 2-1 dhe në këtë mënyrë Serbia e mbylli aventurën australiane duke triumfuar në edicionin inaugurues të ATP Cup.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency