“Do e mbyllë karrierën këtu”, presidenti “blindon” yllin e Bayern Munchen

Drejtuesit e Bayern Munchen janë përqendruar te rinovimet në këtë fazë të sezonit. Disa lojtarë dalin të lirë në fund të sezonit, të tjerë kanë kontratë deri në verën e ardhshme.
Njëri prej tyre është Thomas Muller, të cilit i përfundon akordi me kampionët e Gjermanisë në vitin 2023. Presidenti i Bayernit, Herbert Hainer foli rreth situatës së sulmuesit për Blickpunkt Sport.
“Thomas është i aftë të bëjë gjithçka në fushë, ai është shumë i rëndësishëm për ne, brenda dhe jashtë fushës. Ai është simboli i Bayernit, jam i bindur se do e mbyllë karrierën me ne”, theksoi kreu i klubit gjerman.
Muller është një bavarez puro dhe ka dalë nga akademia e Bayernit. 32-vjeçari luan me ekipin e parë prej vitit 2009, deri tani ka fituar 29 trofe, teksa këtë sezon numëron 12 gola dhe 22 asiste.
