Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Di Francesco thërret Balotellin: Ka shumë cilësi

Pas fjalëve të Mino Raiolas, se ka biseduar me Romën për Mario Balotellin, vjen konfirmimi edhe nga trajneri verdhekuq, Eusebio Di Francesco.
“Do ta stërvitja me gjithë qejf Balotellin. Kam biseduar dy vite më parë me të kur drejtoja Sassuolon, doja ta kisha me vete.”

Gjithsesi, një komunikim i vërtetë mes Romës dhe Balotellit nuk ka ekzistuar kurrë. Palët kanë shfaqur interes një muaj më parë, kur mendohej se kalimi i Edin Dzekos te Chelsea ishte çështje e mbyllur. Kontrata e SuperMarios me Nice në Francë mbyllet në fund të sezonit, kështu që 27-vjeçari mbetet një mundësi e artë për Romën. Di Francesco, edhe pse ka në dispozicion Defrel dhe Schick, për momentin ende nuk e ka gjetur alternativën e duhur për Dzekon, ndaj dhe vlerëson cilësitë e Balos.
“Përtej karakterit, Balotelli është një futbollist stimulues dhe me cilësi të mëdha.”
Lojtari po pret me padurim që të kthehet në Serinë A, Roma ndoshta mbetet skuadra ideale për t’u rikonfirmuar në kampionatin ku spikati në fillimet e tij.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...