Visar Kastrati do të arbitrojë një ndeshje të Conference League. 36-vjeçari dardan është përzgjedhur të mbajë drejtësi në duelin Gent-Zilina.
Sfidë që do të zhvillohet të enjten e 27 korrikut në stadiumin “Ghelamco Arena” të Gentit, Belgjikë. Që fillon prej orës 20:00.
Komunikata zyrtare e Federatës Kosovare të Futbollit
“UEFA vazhdon t’i delegojë gjyqtarët e Kosovës në ndeshjet e kompeticioneve të saj, duke i vlerësuar për profesionalizmin dhe aftësitë e tyre në fushën e ndarjes së drejtësisë.
Kësaj radhe, gjyqtari i njohur Visar Kastrati do ta ketë nderin për të drejtuar ndeshjen e rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.
-
Lexo edhe:
Mes dy skuadrave të fuqishme, Gent nga Belgjika dhe Zilina nga Sllovakia, e cila zhvillohet të enjten në orën 20:00.
Kastrati, i njohur për integritetin dhe ndershmërinë e tij në fushën e lojës, do të ketë në asistencë Granit Hysenin dhe Lumturije Muhadrin.
Po ashtu dy emra të njohur dhe të respektuar në komunitetin e gjyqtarëve në Kosovë, teksa gjyqtar i katërt për këtë sfidë të rëndësishme është Ilir Mehmeti”.
