Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Do i denoncojmë autorët”, Tchouameni: Nuk harrohet lehtë ky hidhërim

Aurelien Tchouameni dhe Kingley Coman, nuk ia dolën t’i shënonin penalltitë e tyre në finalen e Kupës së Botës, gabime që i dhuruan Argjentinës trofeun e Botërorit për herë të tretë në histori.

Dy lojtarët janë përballur me ofendime pafund dhe komente raciste nga tifozët francezë, veprime që kanë sjellë reagimin e Bayern Munchen dhe Federatës Franceze të Futbollit.

Bayerni dënon ashpër komentet raciste të bëra kundër Kingsley Coman. Familja e Bayernit të mbështet, racizmi nuk ka vend në sport dhe në shoqërinë tonë”, lexohej në komunikatën zyrtare të kampionëve të Gjermanisë.

FFF shkon edhe më tej: “Pas finales së Kupës së Botës, disa lojtarë të skuadrës franceze ishin objektiv i gjuhës së papranueshme raciste dhe urrejtjeje në mediat sociale.

 

Federata Franceze e Futbollit dënon ashpër këto sjellje dhe lëvizje të patolerueshme. FFF ka vendosur të bëjë ankesë kundër autorëve të tyre”.

Në lidhje me zemërimin e tifozëve ka reaguar edhe mesfushori i Realit. “Do të duhet shumë kohë për të tretur hidhërimin dhe zhgënjimin. Ne vërtet bëmë më të mirën.

Unë mora përgjegjësitë e mia, nuk shkoi mirë dhe jam i pari që më vjen shumë keq. Jam i bindur se e ardhmja e kombëtares franceze do të jetë e ndritur”, shkroi Tchouameni në rrjetet sociale.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...