Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Do i fus në shkollë”, Tevez: Lojtarët nuk dinë të mbledhin, shumëzojnë dhe pjestojnë!

Para disa javësh, Carlos Tevez nisi një aventurë të re në Argjentinë teksa mori përsipër të drejtojë skuadrën e Independiente. Ekipi po ecën mirë dhe pas tetë javësh në kampionat renditet në vendin e dytë me 15 pikë, një më pak se kryesuesit e River Plate.

Megjithatë, vështirësitë janë nga më të ndryshmet për teknikun argjentinas i cili së fundmi zbuloi se lojtarët e tij nuk dinë të shumëzojnë dhe të pjestojnë. Tevez theksoi se diçka e tillë është e papranueshme dhe se lojtarët duhet të studiojnë pas stërvitjes.

Lexo edhe: 

“Në stërvitje unë bëj disa ushtrime shpejtësie të cilat janë të lidhura me neuronet. Kur lojtarët lodhen fizikisht, unë i detyroj të zgjidhin një problem matematikor. I pyeta sa bëjnë 2+2, por tre djem nuk e dinin dhe më thanë se nuk kishin mësuar të mblidhnin, shumëzonin apo të pjestonin.

Ka shumë varfëri, lojtarët duhet të dijnë të lexojnë që më pas të kuptojnë se çfarë kontrate firmosin. Së bashku me klubin do të nisim një projekt që pas stërvitjes, lojtarët të studiojnë me një mësues, dua që të studiojnë për të paktën dy orë”, u shpreh Tevez.

Lajme të tjera

Champions League

Me një barazim spektakolar 3-3, Manchester City merr një farë avantazhi ndaj Realit të Madridit, duke qenë se sfidën e kthimit do ta luajë...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

Champions League

E cilësuar si një finale e parakohshme Real Madrid-Manchester City rezultoi e tillë edhe në aktin e parë çerekfinal të Ligës ss Kampionëve. Në...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...