Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Do largohem nga Liverpooli”, sulmuesi ia thotë troç Kloppit

Roberto Firmino po luan sezonin e fundit me Liverpoolin. Sulmuesi brazilian ndodhet në vitin e fundit të kontratës. 31-vjeçari ka humbur postin e titullarit te “The Reds”.

Sky Sport shkruan se Firmino ka zhvilluar sot një bisedë miqësore dhe të qetë më Jurgen Klopp. Me trajnerin gjerman ka një raport fantastik.

LEXO EDHE:

Sulmuesi ia ka bërë të qartë trajnerit se ka vendosur të mos rinovojë kontratën. Ai do të largohet nga “Anfield” pas tetë viteve plot gola, emocione dhe trofe.

Firmino do të dalë lojtar i lirë më 30 qershor. Avantazh që e lejon të transferohet pa para te klubi i radhës, që mund të jetë Atletico Madrid.

Diego Simeone e cilëson si zëvendësuesin e Joao Felix. Trajneri argjentinas beson shumë te kualiteti i brazilianit, por tashmë duhet gjetur akordi mes palëve.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...