Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

“Do largohet nga Interi”, Skriniar reagon ashpër ndaj gazetës sllovake

Milan Skriniar është një nga futbollistët që ka spikatur më së tepërmi në vitet e fundit në Serinë A, duke bërë që të jetë thuajse gjithmonë në qendër të vëmendjes së merkatos, pasi klube të ndryshme europiane kanë shprehur interes për të.

Qendërmbrojtësi sllovak është në pritje të rinovimit të kontratës me Interin, për një pagë shumë më të lartë se aktualja, por ndërkohë që firma nuk ka ardhur, vijojnë të publikohen lajme për oferta të majme nga Spanja, për kartonin e tij.

Së fundi kanë qenë mediat e vendit të tij, Sllovakisë, që kanë shkruar se mbrojtësi do të largohet nga Interi në fund të sezonit, për t’i bërë vend uruguaianit Diego Godin, i cili do të vijë në Milano me parametra zero, pasi i përfundon kontrata me Atleticon e Madridit.

Por vetë mbrojtësi i Interit ka përgënjeshtruar këto zëra, nëpërmjet një reagimi në Instagram, ku ka publikuar foton e artikullit, bashkë me komentin injorues ndaj medias që kishte hedhur këto aludime.

“Shkruani disa gjera për të cilat nuk keni asnjë dijeni. Jeni m..! Tanio bëni një artikull për këtë”, shkroi Skriniar në Instagramin e tij, duke iu referuar gazetës sllovake që kishte bërë artikullin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...