Futboll

Do luajë në stadiumin e zjarrtë, Cavani largohet nga Europa pas 15 vitesh

Edinson Cavani do të largohet nga futbolli europian. Sulmuesi i njohur uruguaian, ka zgjedhur t’i thotë “po” ofertës së Boca Juniors, duke refuzuar transferimin te Villareali i Unai Emery.

Argjentinasja Ole raporton se “El Matador” ka arritur akordin me klubin e famshëm latin dhe të hënën do të jetë në Buenos Aires për të kryer testet mjekësore dhe për të firmosur kontratën.

Goleadori i ka dhënë fjalën Juan Riquelemes, zv presidentit dhe legjendës së Boca Juniors, se do të luajë në mitikun “Bombonera”.

Uruguaiani kërkon një kontratë njëvjeçare me opsionin e lirimit në verën e ardhshme, ndërkohë që Boca insiston për një akord deri në fundin e vitit 2023.

Një pengesë që nuk do të sjellë probleme, Cavani do të firmosë me klubin argjentinas, ndërkohë që tifozët e zjarrtë të Bocës po përgatiten për t’i dhuruar një pritje të zjarrtë.

Cavani largohet në këtë mënyrë nga kontinenti i vjetër pas 15 viteve. Ai luajti në Europë me skuadra si Palermo, Napoli, PSG dhe Manchester United.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency