Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Do marrë nëntën? Numri i Lewandowskit fut Barçën në hall të madh

Barcelona dëshiron që Robert Lewandowski të mbajë numrin 9, që aktualisht te skuadra katalanase është i zënë.

33-vjeçari i është bashkuar skuadrës së tij të re në Miami, pasi përfundoi transferimin nga Bayern Munich.

Ndërkohë ende nga klubi “blaugrana” nuk është bërë publik numri që polaku do të mbajë, por mediet spanjolle raportojnë se Barça dëshiron t’i japë sulmuesit numrin “e tij”.

Megjithatë duhet theksuar se ky numër aktualisht te Barça mbahet nga Memphis Depay dhe nuk dihet nëse holandezi do ia jepte me dëshirë “9-ën” Lewandowskit.

Polaku mbajti numrin 9 gjatë kohës që ishte te Bayern, por mban të njëjtin numër edhe te kombëtarja e vend të tij, ndaj Barça dëshiron që t’i plotësojë dëshirën sulmuesit të shumë kërkuar.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...