Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Do sfidojë Shqipërinë në Ligën e Kombeve, Skocia gjen trajner të ri, stoli i besohet McLeish

Aleix McLeish është trajneri i ri i Skocisë. 59-vjeçari do të zëvendësojë në detyrë Gordon Strachan, i cili u largua nga drejtimi i skuadrës në Tetor të vitit të kaluar, pas kualifikimit të munguar në Botërorin 2018.Skocia barazoi 2-2 në ndeshjen e fundit në grup me Slloveninë në Lubjanë, ndërkohë që i nevojitej me patjetër fitorja për të siguruar matematikisht një vend mes tetë ekipeve më të mira të vendit të dytë dhe të luante në fazën “play-off”.

Tashmë me Alex McLeish në stol synohet fillimi i një cikli të ri, me skocezët që përkrah Izraelit janë kundërshtarët e Kombëtares shqiptare në turneun më të ri të UEFA-s, Liga e Kombeve.Federata dhe trajneri i ka kanë arritur akordin për të bashkëpunuar, ndërsa sipas kontratës McLeish do të punojë në krye të skuadrës për dy vitet në vazhdim, ku përveç Ligës së Kombeve skuadra do të marrë pjesë edhe në kualifikueset e Europianit 2020.

Për trajnerin bëhet fjalë për një rikthim në drejtimin e përfaqësueses skoceze, të cilën e ka drejtuar për 10 ndeshje gjatë vitit 2007.Alex McLeish është një emër i njohur në Skoci. Me një të kaluar të shkëlqyer si futbollist, ku regjistron 77 ndeshje të luajtura me përfaqësuesen dhe tre pjesëmarrje në finalet e Kupës së Botës në edicionin 1982, 1986 dhe 1990.

Në karrierën si trajner ka drejtuar Rangers nga viti 2001 deri më 2006, ku ka fituar dy tituj kampionë në Premierligën skoceze. Në Angli udhëhoqi Birmingham City drejt triumfit në Kupën e Ligës në vitin 2011 në finalen përballë Arsenalit, ndërsa ka punuar edhe te Aston Villa e Nottingham Forest, ndërsa ka drejtuar edhe belgët e Genk.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...