Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Do shesë Sampdorian, Ferrero prezanton projektin për skuadrën e Palermos

Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero ka zbarkuar sot në qytetin e Palermos, ku do të paraqesë propozimin e tij për të marrë klubin e futbollit, që aktualisht ka falimentuar dhe është në pritje për të mësuar fatin që e pret.

“Ky është një hap i parë dhe kush do të ketë më shumë cilësi, dëshirë, pasion e seriozitet, do të fitojë. Po flasim për qytetin e pestë të Italisë dhe duhet ta kthejmë skuadrën e Palermos sa më shpejt, aty ku e meriton. Do të prezantojmë projektin te kryebashkiaku Orlando dhe më pas besoj se ai do të bëjë zgjidhjen më të mirë për qytetin dhe Palermon”, tha Ferrero.

Presidenti i Sampdorias tha se është në procedura për të shitur klubin gjenovez, ndërsa shtoi se në projektin e tij për Palermon, përfshihet edhe krijimi i një skuadre futbolli për femra, që aktualisht nuk ekziston.

“Sampdorian do ta shes dhe aktualisht jam në procedura. Jam në Palermo bashkë me Pamela Contin, pasi duam të krijojmë edhe një skuadër femrash, që deri tani nuk e ka asnjë prej rivalëve në projekt. Duam të zhvillojmë futbollin edhe për gjininë tjetër në këtë qytet dhe të ndërtojmë një skuadër konkurruese”, tha Ferrero.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...