Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Do shkojmë në Europian”, Lala: Më ngjason Ramadani, Broja dhe Asllani tjetër “brum”

Para ndeshjes së Shqipërisë ndaj Polonisë, nga Air Albania për SuperSport në emisionin Kuq e Zi foli ish-mesfushori i kombëtares, Altin Lala. Ky i fundit theksoi se Shqipëria është një skuadër me shumë cilësi ndërsa u shpreh me besim se kuqezinjtë do të jenë pjesë e Europianit vitin e ardhshëm.

“Skuadra nëse luan si pjesën e parë ndaj çekisë ku ishte kompakte dhe në sinkron, atëherë mund të fitojë dyluftimet dhe t’i rrezikojë. Është ndeshja më e rëndësishme dhe të dyja skuadrat do të jenë të rrezikshme. Trajneri ka punuar mirë dhe ka disiplinë në fushë, lojtarët i përgjigjen. Polonia është skuadër e madhe me cilësi, por duhet të jemi më të guximshëm dhe me përqëndrimin e duhur mund të bëjmë mirë”.

Çfarë do të bëje ndryshe nga Sylvinho? “Nuk ka shumë gjëra që do të ndryshoja, edhe unë do ta aktivizoja Uzunin nga minuta e parë, besoj do t’i bëjë punë skuadrës sonë”.

Kush është “Lala” i skuadrës aktuale? “Ramadani më përngjan më shumë. Kjo kombëtare si grup mund të jetë më e mira, janë 22 lojtarë që kanë shumë cilësi, Broja dhe Asllani bëjnë diferencën. Trajneri ka mundësi të bëjë shumë zgjedhje. Do të shkojmë në Europian”, u shpreh Lala.

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...