Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Do të bëhesh trajner i Belgjikës? Mjafton të plotësosh këto kushte

“Mandati” gjashtëvjeçar i spanjollit Roberto Martínez në krye të Belgjikës përfundoi me eliminimin e hershëm në fazën e grupeve të “Katarit 2022” (u kualifikuan Maroku dhe Kroacia). Federata Belge e Futbollit ka nisur procesin e zgjedhjes së trajnerit të ri me një ofertë publike të pazakontë punësimi, me aplikime të hapura për elementë të “gjinisë mashkullore, femërore ose neutrale”.

Profili i synuar nga Federata, e cila po kërkon gjithashtu një drejtor sportiv, është i përcaktuar në mënyrë perfekte.

“Të jetë jashtëzakonisht ambicioz, të ketë përvojë ndërkombëtare në nivelin më të lartë dhe njohuri të thelluar të taktikave.

Pra kërkohet një trajner fitues, që ka dhënë prova se di të kontrollojë një grup me “yje” dhe të jetë i aftë për të integruar edhe të rinj të talentuar.

Në aspektin taktik, kandidatët e interesuar duhet të paraqiten si “ekspertë që mbështeten në të dhëna, teknologji dhe parametra objektivë”.

Përfundimisht, trajneri i ardhshëm i Belgjikës do të ketë një angazhim “me kohë të plotë” dhe po ashtu është përcaktuar është afati i fundit për aplikime: 10 janar 2023.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...