Serie A

“Do të ikë nga Juventusi, e ka ndarë mendjen”, agjenti e konfirmon

Arthur dëshiron të largohet nga Juventusi. Mesfushori brazilian u përfshi në shkëmbimin me Miralem Pjanic në shtatorin e vitit 2020, por deri tani ka shfaqur fare pak nga kualiteti i tij te bardhezinjtë.

Edhe pse ka edhe tre vite kontratë me klubin italian, 25-vjeçari do të provojë një aventurë të re, fjalë që konfirmohen nga deklarata e fundit e agjentit Federico Pastorello.

Ky i fundit u shfaq në zyrat e Interit, që kanë shprehur interes për Francesco Acerbin, ndërkohë që komentoi edhe situatën e Arthur. “Ka interesim konkret për Arthur, shpresoj të materializohet.

Ai dëshiron të largohet nga Juventusi. Duhet të gjejmë një zgjidhje, pasi një lojtar i fortë si Arthur nuk ka pse të qëndrojë dhe të shohë të tjerët. Shpresojmë të gjejmë një zgjidhje”, deklaroi Pastorello.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency