Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

Do të luajë apo jo në Europian, Luka Modric e ka marrë vendimin për të ardhmen

Luka Modric nuk do të tërhiqet nga kombëtarja e Kroacisë teksa lojtari që do të mbushë 38-vjeç në muajin shtator do të udhëheqë ballkanasit edhe në Euro 2024. Është ky pretendimi i mediave kroate të cilat theksojnë se lojtari i Real Madrid, së bashku me Perisic dhe mbrojtësin Vida do të tentojnë ta mbyllin me një trofe karrierën e lavdishme në kombëtare.

Pavarësisht disfatës nga lotaria e 11-metërshave me Spanjën në finalen e Nations League, mesfushori është i motivuar dhe do të injorojë edhe ofertat nga Arabia Saudite për të vijuar karrierën me Real Madrid në mënyrë që të jetë i gatshëm për kompeticionin e fundit madhor në karrierë me kombëtaren e tij.

Lexo edhe: 

Gjatë karrierës së tij me Kroacinë, Modric i ka shkuar disa herë pranë suksesit historik si në rastin e finales së Botërorit 2018 aty ku ballkanasit u mposhtën nga Franca, apo në Botërorin e vitit 2022 ku e mbyllën rrugëtimin si vend i tretë, për të ardhur tashmë te një tjetër finale e humbur, ajo me Spanjën në Nations League.

Megjithatë, Modric duket se do t’i lejojë vetes edhe një shans tjetër për të fituar një trofe me kombëtaren duke qenë se në karrierën me Real Madrid nuk ka asnjë peng duke fituar titujt kryesorë, pa harruar edhe “Topin e Artë”.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...