Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Do të qëndrojë Deschamps? Ja përgjigjja evazive e presidentit të Federatës Franceze

Noël Le Graët, president i Federatës Franceze të Futbollit, i pyetur nga mediet franceze mbi vazhdimësinë e Dideir Deschamps në krye të “Gjelave” ka dhënë këtë përgjigje:

“Ne kemi rënë dakord që të takohemi menjëherë pas Kupës së Botës. Nëse shkojmë në gjysmëfinale, ai e ka opsionin e rinovimit. Nëse ndihet i motivuar për të vazhduar, ne as nuk e diskutojmë. Nëse nuk e përfundojmë në top-katërshe, do të diskutojmë… Në këtë hipotezë jam unë që e kam në dorë qëndrimin e tij. Do të shohim në varësi të rrethanave. Nëse Didier nuk arrin në gjysmëfinale, nuk është e sigurt që do të qëndrojë. Nuk shoh të jetë lodhur nga skuadra e Francës dhe ka dashuri për fanellën. Kam besim absolut tek ai”.

Nëse Deschamps nuk arrin objektivin, zëvendësuesi i tij është gati: prej shumë muajsh Zinedine Zidane pret të marrë drejtimin e kombëtares së Francës, pas përvojës shumë të suksesshme në krye të Realit të Madridit.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...