Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

“Do të ringrihemi dhe do të luftojmë sërish”, Reus: Dortmundi është special

Kishte fatin në duar, por Borussia Dortmund dështoi në javën e fundit të Bundesligës dhe nuk mundi të rrëzonte nga froni Bayern Munich. Një barazim dramatik 2-2 në shtëpi ndaj Mainz, i la verdhezinjtë në vendin e dytë të kampionatit teksa zhgënjimi ishte tejet i madh tek lojtarët, trajneri Terzic dhe tifozët që kishin mbushur Signal Iduna Park. Por, kur kanë kaluar vetëm pak ditë, kapiteni i Dortmund Marco Reus siguron se skuadra do të rikthehet sërish në nivelet e larta dhe se do të luftojë sërish për titullin.

“Është e vështirë për mua që të shprehem në këto momente, gjithsesi më e rëndisishmja është të them faleminderit. Ajo që bëri publiku për ne ishte e pabesueshme, kishte eufori dhe mesazhet më erdhën nga e gjithë Gjermania. Kjo tregon se sa special është ky klub dhe tifozët e saj, reagimi pas ndeshjes më emocionoi shumë.

Lexo edhe:

Për një moment e humba fare, reagimi pozitiv më tregoi se ja vlen të vijojmë dhe të luftojmë. Kjo disfatë të bën keq, por nuk kemi qenë kurrë më pranë fitores se në këtë sezon. Por, duke njohur këtë klub dhe tifozët e saj do të ringrihemi dhe do të vazhdojmë të punojmë siç ka bërë gjithnjë ky klub i madh”, u shpreh Reus.

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Si mund të komunikosh me portierin dhe t’i japësh udhëzime taktike kur skuadra juaj është në fushë me dy lojtarë më pak, kur kanë...

Futboll

Neymar e ka përjetuar shumë keq rënien e Santosit në divizionin e dytë të futbollit brazilian, njësoj si gjithë tifozët e skuadra historike. Sulmuesi...