Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

“Do të të ndjek si i çmendur”, zbulohen në gjykatë mesazhet kërcënuese të Giggs, historia me lavastoviljen

Zbulohet të tjera detaje në çështjen gjyqësore kundër Ryan Giggs, të cilin ish-partnerja e tij, Kate Greville, e ka denoncuar për sulm dhe sjellje të dhunshme.

Ish-futbollisti i Mançester United shpërtheu në lot teksa kujtoi para gjykatës momentin kur arrestua nga policia dhe u mbyll një natë në një qeli në stacionin policor Pendleton në Salford, i paditur për keqtrajtim nga ish-partnerja e tij.

“Isha i frikësuar. Nuk kam qenë kurrë në atë pozicion më parë. Ishte përvoja më e keqe e jetës sime,” – tha Giggs për natën që kaloi në burg.

E-mailet që Ryan Giggs i dërgoi Kate Greville, pasi ajo e bllokoi në WhatsApp, u zbuluan përpara Gjykatës.

“Unë kurrë nuk kam arritur të dua dikë tjetër siç të dua ty”, “ti je personi me të cilin kam pasur më shumë lidhje” “këto nuk janë thjesht premtime të rreme”, “po ta them seriozit, mjaft bëre si fëmijë, më telefono, të lutem”, “do të të ndjek si i çmendur dhe ti e di sa i aftë jam për ta bërë këtë”, “ti je një m*t dhe nuk e meriton të jesh nënë”, ” mënyrën sesi më trajtove dhe si je sjellë nuk do ta harroj kurrë”, “jam kaq i çmendur tani, kam frikë se mund të bëj gjithçka”, “vazhdoni të më injorosh. Do të shoh ti së shpejti” ose “Të urrej për atë që më ke bërë. Të urrej. Urrej. Urrej. Urrej”. Këto janë disa nga mesazhet që Giggs i dërgoi me e-mailet ish-partneres së saj, të gjithë të lexuara në gjykatë.

Kate Greville ka treguar “ferrin” që përjetoi me Giggs vetëm se ish-futbollistit të Man. United nuk i pëlqente mënyrë sesi i vendoste lugët në lavastovilje.

“Më bëri të ndihesha idiote,” tha Kate Greville, e cila shpjegoi më tej se Giggs madje thirri një “takim ekipi” me familjen e saj për të diskutuar se si duhet të mbushej lavastovilja, pasi nuk i pëlqente ku i vendoste lugët. Ai kërkoi që të gjitha të vendoseshin në të njëjtin drejtim.

“Më duhej ta bëja pikërisht ashtu siç donte ai. Ky është vetëm një shembull nga shumë episode të tilla,” tha ajo.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...