Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

“Do të vuani po na nënvlerësuat! Rekordi im? E thyen Broja”

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali luajti me skuadra si Reggina, Chievo, Livorno, Cesena, Salernitana, Hellas Verona dhe Siena, ka dhënë një intervistë për TMW.

Kush mund ta thyejë rekordin tim te Shqipëria? Armando Broja, prototipi i sulmuesit modern. Ai është i ri, por përvoja nuk i mungon. Ka luajtur me Chelsean, me Vitessen në Holandë dhe ka krijuar eksperiencë në Premier League.

Është shumë i aftë, thjesht i mungon vazhdimësia. Disa dëmtime e kanë frenuar disi, por ka në dispozicion të gjithë kohën për ta marrë veten. Ai e mbron mirë topin. Është një futbollist i fortë dhe i fuqishëm, gjithashtu driblues. Është i frikshëm në duelet një kundër një”.

Më pas një koment për skuadrën e drejtuar nga Sylvinho dhe duelin e parë në grupin B kundër Italisë. Të shtunën e 15 qershorit (21:00) në “Signal Iduna Park”.

Jemi një skuadër në rritje, gjë që na bën të pretendojmë më shumë. Sfida ndaj Italisë është e veçantë për të gjithë ne shqiptarët. Do të jem në Dortmund për të mbështetur nga afër Kombëtaren.

Ekziston një lidhje e thellë mes dy vendeve tona. Ne nuk jemi më Shqipëria dhe shqiptarët e viteve ’90, por Italia na ka ndihmuar gjithmonë sa herë kemi patur nevojë.

Lexo edhe:

Tani është radha jonë për ta kthyer atë ndihmë, dhe po e bëjmë. Në Shqipëri po vijnë gjithnjë e më shumë italianë me kalimin e viteve.

Italia? Mund t’ia dalim, sepse jemi rritur e përmirësuar shumë me Sylvinhon. Mposhtëm Poloninë dhe Republikën Çeke. Jemi të fortë dhe kompaktë.

Të gjithë mbrojnë, kemi edhe futbollistë me fantazi, të cilët gjuajnë shumë mirë nga larg. Kemi disa goditës të shkëlqyer. Jemi një skuadër e kompletuar, të gjithë japin zemrën kur zbresin në fushë.

Grupi është shumë i ekuilibruar. Ata që nuk marrin shumë vesh nga futbolli na llogaritin të fundit, por kujdes! Do të vuajnë ata që do të na nënvlerësojnë…

Kjo Shqipëri nuk ka asgjë për të humbur, por kjo nuk do të thotë se do të zbresim në fushë të dorëzuar, përkundrazi. Skuadra ka qarkullim të mirë topi, gjithashtu është e aftë të sakrifikojë e vuajë”. 

Liderët e kuqezinjve dhe Jasir Asani, Bogdani: Ia dalim si vend i tretë

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Legjionarët

Etrit Berisha drejt Serisë B. Gardiani 35-vjeçar shqiptar është i lirë, pasi i ka përfunduar kontrata me Empolin, ku edhe mbylli sezonin e aktual,...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...