Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

“Do t’i asgjesoja të dy brenda së njëjtës natë”, Fury përgatit rikthimin dhe sfidon Usyk

Oleksandr Usyk mbrojti me sukses titujt në peshat e rënda teksa mposhti me vendim të jurisë pas 12 raundeve, Anthony Joshua. Ukrainasi ishte në avantazh gjatë gjithë ndeshjes dhe nuk hasi në shumë vështirësi nga ana e britanikut, për të cilin pritshmëritë ishin të larta duke qenë se kishte paralajmëruar hakmarrjen.

Sakaq, Usyk konfirmoi titujt ndërsa pas sfidës kërkoi një ndeshje me Tyson Fury i cili vendosi të tërhiqej pas fitores me Dillian Whyte. Dhe, britaniku duket se është i gatshëm të rikthehet në ring teksa menjëherë pas përfundimit të sfidës mes Joshua dhe Usyk reagoi duke theksuar se ishte një nga sfidat më të dobta për titullin kampion në peshat e rënda ndërsa shtoi se ai do t’i asgjesonte të dy boksierët brenda së njëjtës natë.

“Ishte një nga ndeshjet më të dobta në historinë e peshave të rënda. Unë do t’i asgjesoja të dy brenda së njëjtës natë, bëni gati kalendarin, sepse Gypsy King është i përjetshëm dhe do të qëndrojë përgjithmonë”, ishte reagimi i Furyt që mesa duket shumë shpejt do t’i rikthehet ringut për një “vallëzim” të fundit kundër Usyk për të ndarë kampionin e padiskutueshëm të peshave të rënda.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...