Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Do t’i zinte vendin, si ia mbushi mendjen Pique holandezit De Ligt të shkonte tek Juvja

Matthijs de Ligt, mbrojtës i Juventusit, ishte shumë pranë nënshkrimit me Barcelonën në vitin 2019, por në fund nuk e pranoi propozimin e bërë nga klubi “blaugrana”. Arsyeja lidhet me premtimin që i bënë në Torino se do ta kishte më shumë mundësi aktivizimi.

Holandezi, sikurse bashkatdhetari i tij Frenkie de Jong, mezi priste në fakt të vishte fanellën e Barcelonës, madje mediet pranë klubit “blaugrana” shkruajnë se ai ka përfshirë një klauzolë në kontratën me bardhezinjtë sipas së cilës mund t’i bashkohet Barçës për një shumë të ngjashme me atë që bardhezinjtë paguan për ta shkëputur nga Ajaxi.

De Ligt ishte i çmendur për t’iu bashkuar Barcelonës, por gjatë negociatave, një detaj e bëri të ndryshonte mendje. Në një udhëtim në Karaibe gjatë një pushimi dimëror, u gjend në të njëjtin hotel me Gerard Pique. Të dy folën për lëvizjen e tij të mundshme në Barcelonë. Pique e dekurajoi, duke pretenduar se ai nuk do të kishte minuta në “Camp Nou”.

Në atë kohë Pique dhe Lenglet ishin dy qendërmbrojtësit e parë në hierarki nën drejtimin e Valverdes. Pique luan në të njëjtin pozicion me De Ligt. Holandezi u ndje i kërcënuar dhe shkoi në Torino. Pique e mohon këtë detaj, por De Ligt dhe menaxheri i tij Raiola, jo.

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...