Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

“Do vdesë ndonjë pilot prej këtyre idiotëve”, shefi i Mercedes kritika për tifozët e Verstappen!

Provat zyrtare të Formula 1 për Çmimin e Madh të Holandës në pistën e Zandvoort, u ndërprenë për shkak të tymuesve që tifozët hodhën në pistë. Atmosfera në Holandë ishte tejet elektrizuese për shkak të Max Verstappen, pilotit të shtëpisë.

Mirëpo, hedhja e tymuesit në pistë mund të shkaktonte pasoja për pilotët teksa kritika të forta për tifozerinë holandeze erdhën nga shefi i Mercedes, Toto Wolf i cili theksoi se ndonjë prej pilotëve mund të humbiste jetën prej idiotëve në tribuna.

“Po shikonim kamerat dhe Lewis ishte duke dalë nga bokset, nuk e di nëse dikush e hodhi tymuesin për të. Por, ishte në një pjesë të pistës ku do të kalonte Hamilton, shpresoj që organizatorët të mos tolerojnë sepse ndonjë prej pilotëve rrezikon të vdesë nga gjestet e këtyre idiotëve”, u shpreh Wolf. Nga ana tjetër, edhe Verstappen kritikoi tifozët e tij duke theksuar se hedhja e tymuesit në pistë ishte një gjest idiot.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...