Kategoria Superiore

Dobi debuton me humbje, Kukësi në krizë! Partizani rikthehet në krye

Partizani fitoi në Kukës dhe është sërish në vend të parë në kampionat, teksa debuton me humbje Enkeleid Dobi debutoi me humbje në stolin e ekipit verilindor. “Demat” triumfuan 1-2 në “Kukës Arena” falë golave të Tedi Carës nga goditja e dënimit (16’) dhe realizimit me kokë të Eneo Bitrit me kokë (73’).

Klejdi Daci barazoi përkohësisht rezultatin në fillimin e pjesës së dytë, por Kukësi doli pa pikë nga kjo përballje dhe vijon të renditet në vend të fundit me vetëm dy pikë të grumbulluara në pesë javë kampionat.

Kuksianët priten të dënohen nga Disiplina pas goditjes me shishe ndaj Tedi Carës, teksa po festonte golin që zhbllokoi takimin. Fitorja e katërt për ekipin kryeqytetas, që kryeson me 12 pikë, një më shumë se surpriza Erzeni.

Ekipi i italianit Colella luan sfidën e radhës në kampionat ndaj Tiranës, derbin e zjarrtë të kryeqytetit, ndërkohë që Kukësi do të përballet me Laçin në Kurbin.

Kliko për të komentuar

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency