Connect with us

Hi, what are you looking for?

Angli

“Doja të lëndoja dikë”/ FA paralajmëron Rooney, çfarë e pret legjendën e “Tre Luanëve”?

Trajneri i Derby County, Wayne Rooney është paralajmëruar nga Federata Angleze e Futbollit, pasi tha se dikur kishte veshur këpucë me maja “për të lënduar dikë”.

FA kërkoi filmimet e Rooneyt, pas komenteve të tij për ndeshjen e Manchester United në Chelsea në vitin 2006.

Shoku i skuadrës së Rooneyt në Angli, John Terry, pësoi një lëndim në këmbë në ndeshjen, të cilën Chelsea e fitoi 3-0.

“Për atë lojë unë i ndryshova ato takat në të mëdha, të gjata metalike, gjatësia maksimale që mund të kishin,” tha Rooney.

36-vjeçari shtoi: “Doja të provoja të lëndoja dikë, të përpiqesha dhe të lëndoja dikë”.

Golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave i Anglisë shtoi: “John Terry u largua nga stadiumi me paterica. I lashë një vrimë në këmbë dhe më pas i firmosa fanellën time pas ndeshjes… dhe disa javë më vonë ia dërgova atë.”

Në vitin 2002, ish-mesfushori i Manchester United, Roy Keane, u ndalua dhe u gjobit nga FA pas një pretendimi në autobiografinë e tij se ai qëllimisht kishte vendosur të lëndonte mesfushorin e Manchester City, Alf Inge Haaland në një lojë në prill 2001.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...