Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

“Doja të lija futbollin”, titullari i Argjentinës kujton momentin e vështirë

Në muajin gusht u transferua nga Atalanta te Tottenham për 50 milionë €, ndërkohë që në dhjetor kapi majën e botës me Argjentinën e tij duke fituar Kupën e Botës në Katar.

Cristian Romero po përjeton momentin më të bukur në karrierë dhe në jetë, por gjithçka do ishte ndryshe nëse ideja për t’u tërhequr nga futbolli në moshën 19-vjeçare do kthehej realitet.

Qendërmbrojtësi argjentinas ka rrëfyer një prapaskenë rreth së kaluarës. Për një moment mendoi seriozisht tërheqjen nga futbolli aktiv, por për fat të mirë dyshimet nuk e mposhtën dhe ai gjeti forcë për të vazhduar e fituar.

Tani jam i lumtur, por pesë vite më parë po mendoja seriozisht të lija futbollin… Të luash në kampionatin më të mirë dhe të jesh kampion bote, është maksimumi për mua, madje është një motiv krenarie.

E merituam fitimin e Kupës së Botës, pasi kishim një grup të jashtëzakonshëm dhe sepse gjithmonë shtynim fort duke shkuar përtej limiteve tona.

Lexo edhe:

Humbja ndaj Arabisë Saudite na bëri më të fortë mendërisht, forcë që e treguam gjatë gjithë Botërorit. Ishte e drejtë ta mbyllnim si fitues“, kujton Romero.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Gossip

Vajza e Pep Guardiolës, Maria Guardiola duket ‘e fiksuar’ me futbollistët, teksa pas një romance me fantazistin anglez Delle Ali, u përfol për një...

Bundesliga

Çmenduri në Bundesliga 2, kampionat ku fati i zi vijon të ndjekë Hamburgun. Skuadra historike gjermane, fitoi 0-1 në Sandhauesen dhe ishte shumë afër...

Bundesliga

Joshua Kimmich e shijoi në maksimum titullin e fundit kampion. Bayern Munchen ia doli të siguronte trofeun më të rëndësishëm në Gjermani për të...