Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Doka e Selmani: Synojmë Kombëtaren A

Albi Doka dhe Gentian Selmani janë dy prej të rinjëve më premtues që janë pjesë e grumbullimit të rradhës të përfaqësues Shpresa të Shqipërisë për dy sfidat kualifikuese të Europianit të vitit 2019-të. Mbrojtësi i talentuar i Tiranës dhe portieri i Lacit, kanë një objektiv të qartë për momentin të bëjnë mirë me kombëtaren e 21-vjecarëve por si Doka ashtu edhe Selmani ëndërrojnë që në të ardhmen të jenë pjesë e përfaqësues A.

Albi Doka

“Të gjithë futbollistët ëndërrojnë kombëtaren A, por unë personalisht duhet të jap më të mirën  time me përfaqësuesen Shpresa, të transferohem në një klub më të madh që në të ardhmen të kem mundësi të jem pjesë e kombëtares së madhe”.

Gentian Selmani

” Unë do vazhdoj të stërvitem fortë dhe do të pres mundësinë time nëse do më jepet rasti do ta shfrytëzoj”.

Doka është një nga lojtarët më të përfolur në këtë merkato me të ardhmen e tij që është lidhur shpesh me klube me emër në kampionate të rëndësishme europiane. Nga e ardhmja te pozicioni i tij i preferuar në fushë për të vazhduar me  ndeshjen e rradhës me kombëtaren Shpresa ndaj Irlandës së Veriut për ta mbyllur me raportin që ekziston mes tij dhe trajnerit të ri të Tiranës brazilianit Ze Maria, Doka i preku nga pak të gjitha këto cështje.

 

” Jam në kontratë me ekipin jam në bisedime me ekipin por këtë gjë ja kam lënë menaxherit në dorë”.Si në mbrojtje në mesfushë unë njësoj e kam por më mirë ndihem në mbrojtje. Objektivi ynë është të japim maksimumin dhe të fitojmë në ndeshjen e rradhës ndaj Irlandës së Veriut. Sezoni i kaluar ka qenë i mirë për mua në aspektin personal, por nuk mund të them të njëjtën gjë për skuadrën. Ze Maria po më ndihmon shumë për të përmirësuar dhe për të rritur”.

Përvec Gentian Selmanit për portën trajneri Alban Bushi ka grumbulluar dhe Elhan Kastratin, e Mario Dajsinanin. Gardiani i Lacit gjithsesi nuk i druhet konkurencës ndërkohë është i bindur se Shqipëria e 21-vjecarëve do të bëjë paraqitje të mira në dy sfidat e rradhës eliminatore ndaj Irlandës së Veriut dhe Islandës.

” Unë jam munduar të jap gjithmonë të jap maksimumin si me klubin në stërvitje si në kombëtare. Nëse luaj unë ju siguroj që do jap më të mirën. Ne kemi një grup të mirë lojtarësh, me Estoninë kemi bërë paraqitje të mirë, shpresoj të luajmë mirë dhe në ndeshjet e rradhës dhe të marrim rezultate pozitive”.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Bundesliga

Granit Xhaka gjen golin me fanellën e Bayer Leverkusen. Në ndeshjen e kampionatit gjerman, mesfushori me origjinë shqiptare realizoi një gol maft të bukur...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...