Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Doli i dëmtuar nga fusha, anësori i Barcelonës mbyll sezonin

Mes kampionatit dhe Europa League, Barcelona pësoi humbjen e tretë radhazi në Camp Nou teksa mbrëmjen e së dielën u mposht nga Rayo Vallecano me rezultatin minimal, 0-1. Por, përveç tre pikëve, trajneri Xavi Hernandez në këtë ndeshje humbi edhe shërbimet e Sergino Dest.

Mbrojtësi anësor pësoi një dëmtim muskulor në tendinë ndërsa analizat tregojnë se amerikani tashmë duhet të qëndrojë jashtë fushave për të paktën katër javë, megjithatë koha optimale e rikthimit në fushë shkon deri në gjashtë javë.

Në këtë formë, Dest mund ta konsiderojë të mbyllur këtë sezon edhe pse jo në mënyrën që do ta kishte preferuar pasi në pesë ndeshjet e mbetura është i detyruar ta ndjekë skuadrën nga shtëpia. Në këtë sezon, 21-vjeçari është aktivizuar në 21 ndeshje me blaugranët dhe ka në llogarinë e tij tre asiste, mirëpo nuk ia ka dalë ta gjejë në asnjë sfidë rrugën e rrjetës.

Lajme të tjera

Bundesliga 2

Futbolli gjerman edhe një herë vertetoi se është i çudive të mëdha apo i dramave të sekondave të fundit. Tifozët e skuadrës së njohur...

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Për veteranin e Bayernit të Mynihut, Thomas Muller, lajmi i shkarkimit nga detyra të dy drejtuesve të lartë, Oliver Kahn dhe Hasan Salihamidzic ishte...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...