Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Doli me barelë nga fusha, sulmuesi i Portugalisë humb Kupën e Botës

Liverpooli arriti një fitore të madhe përballë Manchester City (1-0) në fundjavë, sfidë në të cilën Jurgen Klopp humbi shërbimet e Diogo Jota. Sulmuesi portugez doli me barelë në minutat e fundit si pasojë e një tërheqje muskulore në kofshë.

Portugezja A Bola shkruan se ky dëmtim do t’i heqë 25-vjeçarit mundësinë e pjesëmarrjes në Botërorin Katar 2022, kompeticion që fillon në 20 nëntor dhe përfundon në 18 dhjetor. Diogo Jota numëron 10 gola në 28 ndeshje me kombëtaren luzitane.

Një lajm i keq për trajnerin Fernando Santos, i cili do të bëjë pa shërbimet e sulmuesit të Liverpoolit në Kupën e Botës, pasi atij do i duhet të qëndrojë jashtë fushave më shumë se një muaj.

Dëmtimet në këtë fazë të sezonit po kthehen në një problem të madh për futbollistët dhe trajnerët. Kupa e Botës është afër dhe lojtarët nuk kanë shumë kohë në dispozicion për t’u rikuperuar dhe për të gjetur formën e mirë fizike, pavarësisht dëshirës së tyre të madhe për të mos munguar në Katar.

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...