Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Domenech tërbon italianët: Faleminderit Gasperini për … ndërrimet!

Raymond Domenech nuk e humbet asnjëherë mundësinë për të bërë armiq të rinj. Sidomos nëse janë italianë. Por mbi të gjitha, ai kurrë nuk e humbet mundësinë për ta mbajtur “të qepur” gojën. Këtë herë ai përdor rrjetet sociale për të sulmuar një trajner si Gasperini, i të aftë për ta çuar një skuadër modeste si Atalanta vetëm pak minuta larg gjysmëfinales së Championsit.

“Një bravo PSG-së dhe faleminderit Gasperinit për ndryshimet e tij në pjesën e fundit të ndeshjes. Legjenda që trajnerët italianë janë takticienë të shkëlqyer sa i përket kësaj ndeshjeje, mbetet një legjendë. Tuchel pati më shumë sukses.”

Urrejtja e Domenechut ndaj futbollit italian nisi kohë më parë. Kur ai ishte trajner i Kombëtares Franceze U-21, u përplas me Cesare Maldinin, duke e akuzuar atë se praktikonte futboll të vjetër. Në finalen e Kupës së Botës 2006, ai u dallua për qëndrimet arrogante që inatosën Marcello Lippin. Gjithashtu arriti të fyente një njeri shumë të qetë si Claudio Ranierin, me një “cicërimë”, gjatë përvojës së trajnerit roman në Ligue 1, te Nantes, duke e tallur për futbollin e tij mbrojtës në humbjen 4-1 ndaj PSG-së. Tani ishte radha për të sulmuar Gasperinin.

Sidoqoftë, është e vështirë t’i marrësh seriozisht kritikat e një trajneri që ka pësuar poshtërimin më të keq të publikut në historinë e një kupe bote me rebelimin e të gjithë futbollistëve të Francës në Afrikë e Jugut 2010. Pa harruar atë episod të keq në “Usa ’94”, kur u arrestua sepse po përpiqej të shiste bileta për një ndeshje që duhej ta ndiqte vetë për llogari të Federatës Franceze të Futbollit. Domenech nuk është nga ata që duhet t’i peshojë fjala.

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...