Tenis

Dominic Thiem përballë Alexander Zverev në finalen e US Open

Përgatiti: Alked Gjebrea

Dominic Thiem siguroi finalen e katërt në karrierë sa u përket turneve Slam, teksa mundi në fazën gjysmëfinale numrin 5 të botës, Daniil Medvedev. 27-vjeçari austriak zhvilloi një ndeshje perfekte dhe përfitoi në maksimum edhe nga nervozizmi i kundërshtarit të tij, për të mbyllur llogaritë në vetëm tre sete. Në New York, në stadiumin “Arthur Ashe”, gjithçka filloi e barabartë, megjithatë pas barazimit 2-2 tenisti nga Wiener Neustadt e theu dy herë në servis 24-vjeçarin rus, për të koleksionuar katër “game”-t e fundit të setit hapës.

Tenisti moskovit kishte fituar përballjen e fundit ndërmjet tyre, për më tepër në vetëm dy sete, në një ndeshje të vlefshme për fazën cerekfinale të “Rogers Cup”, pra në Mastersin Kanadez, të zhvilluar në Montreal, sidoqoftë në fushën qendrore numri 3 i klasifikimit të përgjithshëm zbriti shumë më i qetë, falë edhe bilancit pozitiv 2-1 në sfidat mes tyre.

Daniil Medvedev e filloi takimin si favorit, duke patur parasysh finalen e edicionit të kaluar, kur tenisti rus e shtrëngoi spanjollin Rafel Nadal për të fituar duelin ndërmjet tyre pas pesë seteve shumë të rivalizuar, një ndeshje që zgjati plot pesë orë gjithsej, e në fakt numri 5 i botës reagoi mirë duke i rrëmbyer shërbimet tenistit vjenez që në “game”-n hapës të setit të dytë. Pavarësisht epërsisë së krijuar Medvedev përsëri nuk u pa shumë i qetë dhe për rrjedhojë Dominic Thiem ia doli mbanë për ta thyer në servis pikërisht në “game”-n e dhjetë, kur tenisti moskovit po shërbente vetë për të mbyllur historinë e këtij seti.

Sikur të mos mjaftonte kjo Daniil Medvedev shpërdoroi edhe plot pesë mundësi për break, në “game”-n pasardhës, kështu që dy tenistët zgjidhën gjithcka në “tie break”. Ky ishte “tie break”-u i dytë në historinë e përballjeve ndërmjet tyre, pas atij të luajtur dy vjet më herët në Shën Petërsburg, në fazën çerekfinale, ku tenisti austriak triumfoi në setin final me shifrat 7-2.

Numri 5 i botës fluturoi në avantazhin 6-5, gjithsesi Domi u mbrojt mirë teksa shërbente vetë dhe pasi mori 4 nga 5 pikët e fundit 27-vjeçari u katapultua në epërsinë 2-0 me sete. E njëjta situatë u përsërit gjithashtu edhe në setin e tretë, kur Medvedev mori epërsinë e një “game”-i me “break” që në start, duke u shkëputur në 3-0, sidoqoftë nga disavantazhi 5-2 Dominic Thiem u kthye për të shtrënguar tenistin moskovit në një tjetër “tie break”, të cilin në fund tenisti vjenez e kryesoi që në fillim 4-0 dhe më pas e fitoi me shifrat 7-5.

Përfundimisht Domi mbylli gjithë ndeshjen me rezultatin 6-2, 7-6, 7-6 në diçka më pak se tri orë lojë, duke siguruar në këtë mënyrë edhe finalen e dytë radhazi në turnetë Slam, pas duelit të 2 shkurtit, ku Thiem çoi dëm avantazhin 2-1, për t’u mposhtur në pesë sete, nga numri 1 i botës Novak Djokovic, pas katër orëve lojë.

Natyrisht që Daniil Medvedev i pati mundësitë për të shkuar për herë të dytë rresht në finale në Flushing Meadows, gjithsesi pika e kthesës ishte pa dyshim “game”-i i gjashtë i setit hapës, kur Daniil Medvedev u thye për herë të parë në shërbim.

Në këtë game tenisti rus kërkoi që të rishikohej një nga shërbimet e tij, por gjyqtari e paralajmëroi për sjelljen, pasi 24-vjeçari u afrua për të parë nga pranë shenjën e topit. Pasi mori vërejtjen nga gjyqtari Medvedev ngriti zërin duke thënë se “US Open është turne kot”,… për të shtuar në vazhdim me ironi edhe fjalët e tjera: “më falni, mendoj se kam vrarë dikë”.

Në finalen e madhe të edicionit të 140 të Slamit Amerikan Dominic Thiem do të matë forcat me tenistin gjerman Alexander Zverev. Sascha ia doli mbanë për të rikuperuar në gjysmëfinalen e parë disavantazhin e dy seteve, për të mundur spanjollin Pablo Carreno Busta, duke u kualifikuar kështu për herë të parë në karrierë, në një finale të turneve të Grand Slam-it.

Dy vjet më parë, në gjysmëfinalen e Mastersit të Miamit, tenisti me origjinë ruse fitoi 7-6, 6-2, ndërsa këtë herë në fushën qendrore u duk sikur ndeshja ndërmjet tyre nuk do të kishte fare histori.

Numri 27 i botës kryesoi përkohësisht 5-1 në setin hapës dhe plot 5-0 në setin pasardhës, duke e thyer në shërbim plot 5 herë tenistin rus. Për 29-vjeçarin asturian Pablo Carreno Bustan kjo ishte gjysmëfinalja e dytë në Flushing Meadows, megjithatë, në mënyrë të habitshme, pasi fitoi dy setet e para, loja e tij u duk sikur nuk pati më të njëjtin intensitet, ndërkohë në krahun tjetër 23-vjeçari nga Hamburgu e përmirësoi ndjeshëm lojën dhe fitoi besim me kalimin e kohës.

Në fund, numri 7 i klasifikimit të përgjithshëm ATP, Alexander Zverev, përmbysi gjithçka për të fituar takimin 3-6, 2-6, 6-3, 6-4, 6-3 në më pak se tri orë e gjysmë lojë. Finalja e Slam-it Njujorkez do të luhet të dielën në mbrëmje, në orën 22:00, dhe tenisti austriak është favorit për të fituar të parin turne të rëndësishëm në karrierë, duke patur parasysh që numri 3 i botës ka fituar radhazi tri sfidat e fundit mes tyre e kryeson gjithashtu 7-2 edhe bilancin e përgjithshëm të përballjeve ndërmjet këtyre dy tenistëve.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency