Tenis

Dominic Thiem përballë “Noles” në finalen e Australian Open

Dominic Thiem është finalisti i dytë i edicionit të 108 të Australian Open, pasi tenisti austriak mposhti në gjysmëfinalen e dytë mikun e tij, tenistin gjerman Alexander Zverev. Finalja e tretë Slam në karrierë për 26-vjecarin nga Wiener Neustadt, që në vitet 2018 e 2019 është mundur në finalen e Parisit në Roland Garros nga “Mbreti i fushave me dhe” Rafael Nadal.

Një tjetër fitore e vështirë dhe tepër e mundimshme për tenistin vjenez, pas triumfit të ditës së mërkurë në katër sete ndaj numrit 1 të botës Rafael Nadal, ndeshje ku numri 5 i botës ia doli mbanë të fitojë pas 4h 10′ lojë. Edhe këtë herë Dominic Thiem e fitoi takimin në katër sete, një duel që zgjati 3h 42′, por ku sidoqoftë tenisti austriak vuajti shumë, duke përmbysur disavantazhin e setit hapës por gjithashtu edhe dy mundësi që pati Sascha në setin e tretë për të kryesuar 2-1.

Numri 7 i botës, në krahun tjetër, zbriti në Rod Laver Arena pas një forme shumë të mirë, duke regjistruar pjesëmarrjen e tij të parë në karrierë në një gjysmëfinale të turneve të Grand Slam-it, gjithsesi petkun e favoritit e kishte pikërisht Domi, që përvecse kishte fituar dy sfidat e fundit mes tyre kryesonte gjithashtu edhe 6-2 bilancin e përgjithshëm të ndeshjeve ndërmjet tyre.

22-vjeçari me origjinë ruse fitoi shortin dhe preferoi t’i lërë shërbimet kundërshtarit të tij, një zgjedhje e mencur që në fakt u shpërblye shpejt, pasi Thiem u thye menjëherë në servis që në game-n hapës. Tenisti vjenez reagoi pa humbur kohë, teksa u kundërpërgjigj me një kundërbreak, por sidoqoftë Sascha ruajti qetësinë dhe pas një ndërprerjeje të shkurtër për shkak të rreshjeve të shiut falë shërbimit të parë përmbysi disavantazhin 3-2, për të siguruar 4 game-t e fundit të setit hapës. Në setin pasardhës Thiem gjeti shërbimin e parë dhe reduktoi ndjeshëm numrin e gabimeve.

Fillimisht tenisti vjenez e theu në servis tenistin nga Hamburgu në game-n e tretë, ndërsa Sascha reagoi duke i marrë shërbimet mikut të tij në game-n e gjashtë. Break dhe kundërbreak menjëherë në game-n pasardhës dhe pasi i anuloi dy mundësi për të reaguar rivalit të tij në game-n e 10 Dominic Thiem ia doli të barazojë gjendjen e seteve.

Gjysma e parë e setit të tretë vijoi në mënyrë identike, me break për tenistin austriak në game-n e tretë dhe kundërpërgjigjen e Sascha-s në game-n e gjashtë, gjithsesi 22-vjecari gjerman shpërdoroi dy mundësi në game-n e dhjetë, për të kaluar përpara, kur në epërsinë 5-4 me game nuk shfrytëzoi sic duhej dy set point.

Në tie break Dominic Thiem fluturoi shpejt në avantazhin 3-0, për të mbyllur llogaritë 7-3, gjithsesi edhe seti i katërt shkoi pa ngacmime dhe u mbyll gjithashtu në tie break. Njësoj si edhe në tie break-un e setit të tretë tenisti vjenez u shkëput 3-0, për të mbyllur më pas llogaritë 7-4 dhe krejt takimin 3-6, 6-4, 7-6, 7-6, duke u bërë në këtë mënyrë edhe tenisti i parë austriak që kualifikohet për në finalen e madhe të Slemit Australian.

Dominic Thiem grumbulloi 138 pikë gjithsej kundrejt 133 të Sascha-s, duke marrë pikën në 23 nga 27 daljet e tij në rrjetë, ndërkaq goditjet fituese ishin aty aty, 43 Thiem dhe 42 Zverev. Sportisti nga Hamburgu që dështoi për t’u bërë tenisti i tretë gjerman që shkon në finale në Australian Open, pas emrave të tillë si Boris Becker dhe Rainer Schuettler ka dhuruar nga 10.000 dollarë australianë për çdo takim, për të kontribuar sadopak për dëmet që kanë shkaktuar zjarret e shumta në këtë vend, shumë që shkon në plot 40.000 dollarë amerikanë pas gjashtë ndeshjeve të zhvilluara në këtë turne, gjithsesi celësi i fitores për tenistin austriak ishte anulimi i plot 9 mundësive për break nga 14 që pati gjithsej në dispozicion tenisti teuton.

Në finale Dominic Thiem do të masë forcat me “Mbretin e Australisë” Novak Djokovic, që përvecse është kampioni në fuqi në Melbourne Park ka triumfuar plot 7 herë në total. Nole që ka një ditë më shumë në dispozicion për t’u shplodhur kryeson 6-4 bilancin ndërmjet tyre, por gjithsesi tenisti austriak ka fituar plot 4 nga 5 sfidat e fundit mes tyre, ku spikat pikërisht triumfi i vitit të kaluar në Roland Garros, në fazën gjysmëfinale. Finalja do të zhvillohet të dielën paradite në orën 09:30 dhe gjithë të apasionuarit do të kenë mundësi për ta ndjekur nëpërmjet Kanalit Eurosport 1.

Nëse fiton Dominic Thiem atëherë tenisti austriak do të kalojë Federerin në renditje, për t’u pozicionuar në vendin e tretë në klasifikimin e përgjithshëm, ndërkaq nëse Nole ia del mbanë për të mbrojtur titullin atëherë në krye si numri 1 i botës do të ngjitet pikërisht 32-vjecari nga Serbia, për t’i rrëmbyer në këtë mënyrë pas vetëm dy muajve fronin spanjollit Rafael Nadal.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency