Connect with us

Hi, what are you looking for?

MotoGP

Dominim i Ducatit në Mugello, Lorenzo e bën “sefte”

Në Itali në Çmimin e Madh të Mugellos në Moto Grand Prix, festa ishte e gjitha për një skuadrën e shtëpisë. Fitoi Ducati me Jorge Lorenzon që regjistroi suksesin e tij të parë me skuadrën italiane në këto 2 vite, duke u rikthyer në nivelet më të larta. Vendi i dytë shkoi për italianin e Ducatit Andrea Dovizioso i cili qëndroi gjatë gjithë garës në ndjekje të shokut të skuadrës duke mos e vënë asnjëherë në vështirësi Lorenzon. Një fitore e merituar e spanjollit që rezultoi akoma edhe më e thjeshtë për Ducatin për shkak të rrëzimit të Marc Marquez në xhirot e para me spanjollin që pozicionohej në vendin e 3-të, por që e mbylli garën i 16-ti duke mos marë asnjë pikë. E mbajti fjalën Valentino Rossi dhe në fund kishte festë edhe për të. Pas xhiros rekord në provat e të shtunës, Rossi arriti të ngjitej në podium duke e mbyllur garën në vendin e 3-të dhe duke fituar terren ndaj Marquez në klasifikimin e përgjithsëm me Doktorin që u ngjit në vendin e 2-të. Vendi i 4-ët i takoi një tjetër italiani, pikërisht Andrea Iannones i cili nuk arriti të fitonte duelin me Rossin për vendin e 3-të. Pas tyre u renditën Rins, Crutchlow, Petrucci dhe Vinales.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...