Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Dominim i Mercedesit në Silverstone, “pole” i Bottas

Pilotët e Mercedesit dominojnë provat zyrtare të Çmimit të Madh të 70-vjetorit të Formula 1. Kohën më të mirë e regjistroi Valtteri Bottas, i cili e përshkoi pistën e Silverstone për 1 minutë, 25 sekonda e 125 të mijtat, duke fituar kështu të drejtën për t’u nisur nga “pole position”. Me vetëm 63 të mijtat më shumë, koha e dytë më e mirë ishte e Lewis Hamilton, ndërsa në vijën e dytë do të rreshtohen Nico Hulkenberg me Racing Point dhe Max Verstappen me Red Bull.

Ferrari duhet të kënaqet me vendin e tetë të Charles Leclerc, që niset nga vija e katërt, ndërsa Sebastian Vettel u rendit i 12-ti, sa i përket kohës. Gjithsesi, falë penalitetit me 3 pozicione që mori Ocon, pasi u bë pengesë për Russell, gjermani i “Kokëkuqes” do të niset nga pozicioni i 11-të.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...