Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Dominoi në Belgjikë, Verstappen: Nuk përsëritet në çdo fundjavë, xhiro e parë më e vështira

Max Verstappen triumfoi për herë të nëntë në këtë sezon të Formula 1 me holandezin që edhe pse u nis nga vendi i 14-të për shkak të modifikimeve në motor, ia doli ta kalonte me humë thjeshtësi vijën e finishit si lideri në pistën e SPA Francorchamps në Belgjikë.

RedBull dhe Verstappen treguan një formë të shkëlqyer pas pushimeve duke lënë shumë prapa edhe Ferrarin e Leclerc e Sainz (që gjithsesi u ngjit në podium si vendi i tretë), e megjithatë Kampioni në Fuqi i Botës thekson se do të jetë e vështirë që të dominojnë në këtë formë edhe në fundjavat në vijim duke nisur nga ajo e rradhës në Zandvoort të Holandës.

“Nëse merr në konsideratë të gjithë fundjavën, atëherë është e dukshme që makina ka qenë e mrekulleshme. Nuk mund të them se ishte e pritshme, por është bukur kur merr të tilla surpriza dhe e shijova garën e Belgjikës këtë sezon. Edhe pse e pres që jo çdo fundjavë do të jetë kështu, e rëndësishme është të marrim pikë në çdo garë.

Xhiro më e vështirë në Belgjikë, ishte ajo e para sepse kishte shumë makina dhe rrëmujë para dhe nuk doja të përfshihesha. E kaluam mirë atë pjesë dhe pas Safety Car, çdo gjë shkoi mirë. Isha duke parakaluar thuajse në çdo xhiro dhe sapo u ngjita në vendin e tretë, e kuptova se mund ta fitonim garën”, u shpreh Verstappen.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...