Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Dominues në Itali në dekadën e fundit, ja cila është 11-shja ideale e Juventusit!

Prej 8 sezonesh Juventusi dominon futbollin italian. Përveç 8 titujve kampion radhazi bardhezinjtë kryesojnë edhe këtë kampionat me një pikë epërsi ndaj Lazios së vendit të dytë. Në këto 9 vite nga 2011 e deri më sot te bardhezinjtë kanë luajtur shumë kampionë të cilët kanë lenë shenjë në fitimin e këtyre titujve. Gazeta spanjolle As në versionin kilian ka publikuar 11-shen më të mirë të Juves në këto 9 vite. Në portë është legjendari Buffon. Mbrojtja me 4 përbëhet nga zvicerani Lichtsteiner në të djathtë, Chiellini e Barzagli në qëndër dhe Alex Sandro. Tre mesfushorët e përzgjedhur nga As janë Pirlo para mbrojtjes si dhe Vidal e Pogba në mbështetje të treshes sulmuese të përbërë nga Dybala, Tevez e Cristiano Ronaldo. Jashtë 11-shes më të mirë të dekadës së fundit te Juventusi kanë mbetur emra të rëndësishëm si Bonucci në mbrojtje, Pjanic në mesfushë apo edhe Higuain e Mandzukic në sulm.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...