Donat Rrudhani mesfushor i BSC Young Boys të dielën ishte pjesë e emisionit sportiv “Koha Shtesë”. Rrudhani ishte pjesë e skuadrës e cila fitoi kampionatin e Zvicrës këtë edicion, ku në 4 paraqitje ai shënoi 1 gol. Para disa ditësh ata festuan titullin dhe këtë fundjavë zhvilluan një ndeshje përballë FC Zurich e cila u mbyll me rezultat të barabartë 1-1. Rrudhani foli lidhur me edicionin e përgjithshëm që skuadra e tij ka zhvilluar, si dhe periudhën e tij deri më tani me kampionin e ri të Zvicrës. Ky është edicioni i parë i tij pas kalimit nga FC Aarau dhe Rrudhani dëshiron të dëshmojë atë çfarë di të bëjë për Young Boys edhe në të ardhmen.
Si e keni gjetur veten pas kalimit tek BSC Young Boys?
“Ndrrimi ka ndodhur nga Liga e Dytë në Super Ligë dhe futbolli në Zvicër luhet ngjashëm me futbollin në Kosovë ndërkohë lojtarët janë sjellur shumë mirë me mua dhe më kanë pritur mirë.”
Lexo edhe:
- VIDEO/ Triumfi me “manita”, Muçi gjen golin e radhës në Poloni
- Tragjedi në Juventus-Sevilla, tifozi ndërron jetë në stadium
- Rinovimi/ Takimi me presidentin, Spalletti zbulon se çfarë ndodhi
- Manchester City, ankohet Guardiola: Na “fiku” Eurovizioni!
Si do ta vlerësonit këtë sezon në aspekin personal, me minutat që kemi luajtur dhe me kontributin qe keni dhënë?
“Do dëshiroja të kisha më shumë minuta, por ne kemi një skuadër shumë të mirë. Qëllimi për kualifimin në Ligën e Kampionëve është ajo çfarë duam dhe nëse arrihet do të ishte shumë e mirë, ndërkohë ne besojmë se kualifikimi në Uefa Europa League është i arritshëm.”
Kontrata juaj me Young Boys skadon në vitin 2026, cili është kampionati që preferoni të luani?
“Në të ardhmen do dëshiroja të isha në një skuadër në La Liga apo Bundesliga.”
Meqë keni fituar titullin dhe jeni pjesë e skuadrës, a mendoni se në të ardhmen mund të largoheni nëse pritshmëritë e marrëveshjes tuaj nuk respektohen?
“Plani ka qenë ky, kur unë nënshkrova e dija se nuk do të isha pjesë e skuadrës së parë që në fillim, në nënshkrimin tim është sqaruar se viti i parë do të jetë vit ambientimi pastaj do të luaj më shumë minuta. Në rast se kjo nuk ndodh atëherë do të diskutoj me drejtorin sportiv dhe personat e tjerë të përgjegjshëm në mënyrë që të shikoj mundësitë e mia dhe largimin eventual.”
