Connect with us

Hi, what are you looking for?

Nations League

Donat Rudhani: U habita nga vendimi i Giresse, ndiheshim të pasigurt nga sulmet e tifozëve

Ndaj Irlandës së Veriut ishte njeriu i ndeshjes, në sfidën me Greqinë u zëvendësua nga trajneri Giresse. Vetë Donat Rudhani e ka të vështirë ta shpjegojë vendimin e trajnerit, por nuk dëshiron polemika, nëse ka qenë për të mirën e ekipit, “ok”.

“Nuk e di çfarë ndodhi, por e di që ne dhamë maksimumin. Nuk është asgjë siç duhet, po të kishim më shumë kontrollin e topit, mund të bënim më shumë. Ndoshta dhe Greqia ishte më e fortë. Ndërrimi? Edhe unë u habita kur më tha se do të largohesha nga loja. Tha se do të ndryshonim strategjinë. Për mua, nëse është për të mirën e ekipit, është në rregull. Në ndeshjen e kaluar shkoi si ëndërr për mua, por kjo nuk ishte mbrëmja jonë.”

Sulmi nga tifozët grekë: “Të them të drejtën, ndihesh i pasigurt në fushë. Me lezera gjatë gjithë ndeshjes, pastaj e pamë edhe në pjesën e parë çfarë ndodhi, por edhe që u sulmuan tifozët tanë. Nuk kishte as policë. Në fushë nuk ndihesh siç duhet, je nervoz.”

E ardhmja e Kosovës: “Kemi ende kombëtare të re, fitojmë përvojë në çdo ndeshje. Do të bëhemi më të mirë, do të mësojmë edhe nga ndeshje të tilla. Do të kalojmë në një tjetër nivel, do të vijnë lojtarë të rinj dhe kemi lojtarë me përvojë. Do të gjejmë një gjë të mesme me lojtarëve të rinj dhe atyre me eksperiencë.”

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Kombëtare

“La Casa de Quiz” mbërrin në shtëpinë më të famshme të mbarë Shqiptarisë, “Big Brother VIP2 Albania”. Gazetari i SuprSportit, Gjergji Stefa, kishte përgatitur...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...