Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Donnarumma apo Navas, cili mund të largohet nga PSG-ja në verë?

Mbrëmjen e së enjtes, Keylor Navas nuk e fshehu inatin ndaj klubit të Paris Saint-Germain, që e detyruan 35-vjeçarin që t’i lironte shpesh herë vendin e titullarit Gianluigi Donnarummas.

Një situatë aspak e këndshme për të dy portierët dhe që klubi parizien e kupton mjaft mirë këtë gjë.

“Në fund, nëse do të jemi në të njëjtat kushte si ky sezon që po mbyllet, situata do të jetë e komplikuar. Do të shohim se çfarë do të ndodhë në të ardhmen. Familja ime është e lumtur këtu, unë jam i lumtur në Paris, të gjithë më trajtojnë mirë. Do të shohim çfarë ndodh, duhet të ndryshojë në një mënyrë apo në një tjetër”,-tha lojtari nga Costa Rica për “Canal +”.

Ndaj duket se një ndryshim i madh është në program të PG-së këtë verë. Sipas raportimeve njëri nga dy portierët do të largohet në verë edhe nëse klubi do të presë fundin e sezonit përpara se të zgjidhë çështjet e tij të nxehta, drejtuesit do të vendosin në mënyrë që të ndalohet alternimi mes dy portierëve.

Kështu Donnarumma ose Navar duhet të bëhen gati të largohen nga Parisi dhe është ish-portieri i Real Madrid ai i cili duhet të shqetësohet, kjo për faktin se ish-gardiani i Milanit ka kontratë deri në 2026-ën, por është edhe mosha që e favorizon më shumë italianin.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...