Ndeshja e dytë e Luciano Spallettit në stolin e Italisë kundër Ukrainës konsiderohet vendimtare për kualifikimin e të kaltërve në finalet e Euro 2024.
Italia do të duhet të fitojë në “San Siro” për të vazhduar marshimin të paktën drejt vendit të dytë.
Duke folur në konferencën për shtypin para sfidës me Ukrainën, trajtoi disa tema, ndër të cilat ajo e portierit Donnarumma, i kritikuar për performancën e tij ndaj Maqedonisë së Veriut.
Spalletti ka saktësuar se ndaj Ukrainës Donnarumma do të sërish titullar.
Lexo edhe:
- Lewandowski: Shtatori shumë keq për Poloninë, ky rezultat është një turp!
- Duka: Zemra mal nga Kombëtarja dhe tifozët, është momenti të festojmë!
- Polonia kundër Santos pas humbjes ndaj Shqipërisë, trajneri: Kam fituar Europianin dhe nuk do të largohem
- VIDEO/ Shqipëria shtron rrugën për në Europian, mposht Poloninë dhe kryeson Grupin E
“Donnarumma do të jetë titullar. Portier gjithmonë paguan shtrenjtë për gjithçka. Ai ka shumë talent talent. Të gjithëve na është dashur të punojmë shumë për të arritur një nivel të caktuar. Disa të tjerë, si Donnarumma, e kanë dhunti”.
Rasti Verrati: “A e refuzoi ftesën? E mora në telefon dhe nuk besoj se më tha këtë, përkundrazi më tha se ishte i kënaqur me këtë telefonatë, edhe nëse do të luajë larg. Edhe Bonucci u përgjigj në të njëjtën mënyrë, mua më pëlqen kjo. Publiku? Në “San Siro” nuk kërkoj asgjë, duhet ta meritojmë mbështetjen e tifozëve. U kërkoj të bëjnë atë që kanë bërë gjithmonë.”
