Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Donnarumma drejt largimit, Milani e ‘zëvendëson’ me një 35-vjeçar

Portieri 19-vjeçar i Milanit, Gigio Donnarumma duket se po luan sezonin e tij të fundit me Milanin, pasi Railoa vijon punën për t’i gjetur një tjetër strehë për vitin tjetër.

Djaloshi është konfliktuar shpesh me tifozërinë kuqezi dhe shkak është bërë pikërisht menaxheri i tij, por duket se këtë herë edhe drejtuesit e Milanit duan ta shesin .

Me zonën Champions që duket e pamundur për t’u arritur, kuqezinjtë do të jenë të detyruar të shesin për të rregulluar bilancet dhe Donnarumma është ideali, pasi siguron të ardhura më shumë se çdo lojtar tjetër i Milanit.

Për të kanë shfaqur interes Reali i Madridit dhe PSG-ja, që janë të gatshme të shpenzojnë rreth 60 milionë euro për kartonin e 19-vjeçarit. Ndërkohë, te Milani kanë filluar të mendojnë për zëvendësuesin, që duket se do të jetë Pepe Reina.

Portieri 35-vjeçar i Napolit ka kontratë deri në fund të sezonit me skuadrën e Sarrit dhe deri tani ka refuzuar rinovimin. Milani është gati t’i ofrojë një marrëveshje 3-vjeçare, për ta sjellë në ‘San Siro’ deri në mbyllje të karrierës.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...