Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Donnarumma ngurron të rinovojë, Milani i gjen zëvendësuesin te Barça

Gianluigi Donnarumma vijon të ngurrojë për të hedhur firmën mbi kontratën e re dhe gjasat janë që në verë të largohet nga Milani, ndaj kuqezinjtë kanë nisur menjëherë lëvizjet për të mos u zënë të papërgatitur.

Kështu siç raportojnë mediat spanjolle, dyshja Maldini-Massara kanë kontaktuar me portierin 31-vjeçar brazilian Neto, i cili aktualisht është zëvendësuesi i parë i gjermanit Ter Stegen te klubi i Barcelonës.

Neto në të shkuarën ka qenë pjesë e Fiorentinës dhe Juventusit në Serinë A, por edhe të Valencias në Spanjë, ku ka fituar eksperiencë të mjaftueshme dhe mirëpret një aventurë me fanellën kuqezi të Milanit.

Mediat spanjolle raportojnë se Milani do të provojë ta marrë portierin Brazilian në huazim gjatë verës, duke ruajtur të drejtën e blerjes për një shifër prej 10-15 milionë eurosh, që mund të joshë jo pak Barcelonën.

Kontrata e Donnarummës me Milanin përfundon në fund të sezonit dhe deri tani nuk ka një marrëveshje për rinovim, pasi pretendimet e menaxherit të tij, Mino Raiola, janë shumë më të larta sesa mund të ofrojnë kuqezinjtë.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...