Ligue 1

Donnarumma: Te PSG ka më shumë presion se te Milani, këtu fitoj gjithçka

Gigio Donnarumma po shijon aventurën e tij te PSG, që nuk po shkon ashtu siç e kishte menduar. Portieri i talentuar italian, “tradhtoi” Milanin në verë, dhe vendosi të vazhdonte karrierën në Francë.

Sondazh/ Sa besoni te agjencitë imobiliare?

22-vjeçari ka filluar tetë ndeshje si titullar në Ligue 1, teksa në fazën e grupeve në Champions League ka luajtur në tre prej takimeve, kjo falë konkurrencës me Keylor Navas.

Në prononcimin e dhënë për France TV, Donnarumma bëri një krahasim mes ish-klubit të tij dhe PSG-së. “Këtu ka më shumë presion se sa kishte te Milani, tani jam pjesë e një klubi që kërkon të fitojë gjithçka”.

Më pas një koment për Navas dhe fitimin e çmimit të portierit më të mirë të vitit 2021. “Navas është miku im. Ambiciet nuk ndryshojnë, unë dua të fitoj, të fitoj dhe të fitoj”, deklaroi “gardiani” italian.

Quiz Cat: No Quiz found

Të Fundit

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency